Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Hotspotet me municione luftarake, Xhaçka: Shqipëria e pastër brenda vitit 2018

ShkodraWeb 21 October, 2017
xhackaMunicionet

Brenda vitit të ardhshëm Forcat e Armatosura do të përfundojnë pastrimin e të gjitha zonave të ndotura me municione luftarake dhe mbetje eksplozive në pjesë të ndryshme të territorit, të ashtuquajtura hotspote. Shpërthimet e depove të armatimit-municionit në të gjithë vendin, gjatë trazirave në 1997, kontribuuan në përkeqësimin e gjendjes dhe zgjerimin e hartës së hotspoteve në pothuajse të gjithë territorin e vendit tonë. Sipas vlerësimeve, rajonet e ndotura kanë shkaktuar 151 të vrarë dhe 851 të dëmtuar.

6 vjet më parë, në të gjithë vendin u evidentuan 19 hotspoteve, për pastrimin e të cilave aktualisht janë angazhuar efektivë të Kompanisë së Asgjesimit të Municioneve (EOD- Explosive Ordnance Disposal) e Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi punimet e nisura 3 muaj më parë për pastrimin e hotspotit të Selicës (Burrel). 20 vjet më parë, shpërthimi në tunelet e mbushura me armatim shkatoi 23 viktima në rradhët e banorëve të fshatit Selicë.

“Forcat e Armatosura po bëjnë një punë që paraqet rrezikshmëri dhe unë dua që t’i përgëzoj për përkushtimin e jashtëzakonshëm në shërbim të qytetarëve. Nga 19 hotspote të identifikuara në vitin 2011, sot janë vetëm katër ku aktualisht po punohet edhe me mbështetjen e Qeverisë Amerikane. Objektivi ynë është që, deri në fund të vitit 2018 edhe këto katër hotspote të pastrohen, në përputhje me të gjitha standartet e sigurisë dhe do të kthehen për përdorim civil. Sot dua të inkurajoj të gjithë qytetarët, të cilët jetojnë pranë zonave të rrezikshme, që të sinjalizojnë Forcat e Armatosura sa herë mund të shohin një predhë apo municione,që rrezikojnë sigurinë e jetës së tyre. Telefonata në numrin 129 do të

ndihmojë xheniot të identifikojnë zonat ku duhet të ndërhyhet, duke evituar ngjarje të rënda”, tha Ministrja pas inspektimit të situatës në brendësi të tunelit.

Në 3 muaj të operacionit “Selica” janë gjetur mbi 390 mijë copë municione dhe fishekë të kalibrave të ndryshme dhe është kontrolluar sipërfaqja prej 130 m² e njërit prej tuneleve që po pastrohet.

Zyra e Koordinimit të Minave dhe Municioneve (AMMCO), si një strukturë e specializuar e Ministrisë së Mbrojtjes, një ekip profesionistësh, i ndërtuar gjatë dekadës së fundit me mbështetjen e PNUD-it dhe donatorëve të ndryshëm, koordinon dhe monitoron operacionet e pastrimit të municioneve të paplasura në hotspote dhe njëhrësh bën certifikimin e zonave pas pastrimit të plotë të tyre.

Post navigation

Previous: Rama i hoqi prangat Tahirit për të shpëtuar duart e veta
Next: Prokuroia jep alarmin: Po dalin prove dhe fakte nga mbledhja e Keshillit per Saimir Tahirin, cenohet hetimi

TË FUNDIT

Eric P. Wendt

Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë

ShkodraWeb 17 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
bardh spahia marjana koceku 2026

NGA BARDH SPAHIA – Triumfi i së Vërtetës mbi Propagandën e Kalbur, Shkodra ka boll probleme por ka dinjitet

ShkodraWeb 15 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_19_43_23.Still067

VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës…

ShkodraWeb 18 June, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.