
Në një deklaratë për shtyp Lulzim Basha, tha se sot ra drejtësia dhe se Rama e Tahiri “dhunuan” prokurorët. “Rama e Tahiri janë një. Ata kanë ndarë paratë e krimit dhe pushtetin. Prandaj Rama do e mbrojë deri në fund. Siç u pa sot, Xhafaj, Ruçi, Rama do tentojnë të sulmojnë e blejnë prokurorinë, gjykatat. Sot ra fasada e drejtësisë. Sot Tahiri, Xhafaj e Rama ushtruan dhunë ndaj prokurorëve dhe drejtësisë. Sot e pamë lakuriq mashtruesin që shtiret për drejtësi. Tahiri i ndihmuar nga klanet mafioze e vetë qeveria ka pasur kohë të pastrojë një qytet të tërë, e jo më shtëpinë e tij. Pasi kanë provuar gjobat, t’i prishen shtëpitë, bastisjen e bizneseve, qytetarët ndihen të skandalizuar në këtë vend. Drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë. As Rama e as Tahiri nuk do t’i shmangen drejtësisë,” tha ai.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1666830150034826/