Sot, në seancen e dytë të Kuvendit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, u zgodh kryetar i komunës së Tuzit. Në emër të Forumit Shqiptar, propozimin që Nik Gjeloshaj të zgjidhet kryetar i Komunës së Tuzit, e bëri Enis Gjokaj.
Për Gjeloshaj votuan 21 këshilltarë. 16 nga rradhët e Forumit Shqiptar, një nga rradhet e Demokratëve dhe 4 nga rradhet e Partisë Boshnjake, ndërsa një votë ishte e pavlefshme. Ndërsa, këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve, nuk morën pjesë në votim. Gjithsej votuan 22 këshilltarë.
Në seancën e rradhës do të jenë në rendin e ditës zgjedhjet e tjera të organeve të Komunës së Tuzit. Në seancën e parë të zhvilluar para dy ditëve, Fadil Kajoshaj u zgjodh kryetar i Kuvendit të Komunës së Tuzit. Pas Ulqinit, Tuzi është komuna e dytë në Malin e Zi që do të administrohet nga shqiptarët.