Skip to content
19 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

HISTORI/ Iku per ti shpetuar dhunes, po behet nje nga kuzhinieret me te mire te Britanise

ShkodraWeb 15 August, 2017
kuzhinieri
E përditshmja angleze “Bristol Post” i ka kushtuar një artikull një të riu shqiptar i cili po bën të pamundurën për të vazhduar jetën e tij në Angli, dhe për të mos u kthyer më në atdhe. Aliu, 18 vjeçar, kërkon të bëjë realitet ëndrrën e tij për t’u bërë kuzhinieri më i mirë në Britani. “Një adoleshent nga Bristol, i cili ka premisa të bëhet një nga kuzhinierët më të mirë të Britanisë, po lufton për të ardhmen e tij pasi mori lajmin se duhet të largohet nga Britania për t’u rikthyer në vendlindje, Shqipëri,” shkruan “Bristol Post”. 18-vjeçari, i quajtur Ali, bëri një tranformim të çmueshëm të jetës së tij, nga një refugjat 2 vite më parë në një kuzhinier premtues.
Por tani, ai dhe John Stokes, kujdestari i cili e mori përsipër ta mbante në shtëpi, po nxitojnë me procedurat për ta mbajtur Aliun në Angli, dhe të plotësojë ëndrrën e tij për t’u bërë një nga kuzhinierët më të mirë në Britani. Stokes, i cili i merr fëmijët si kujdestar i përkohshëm në shtëpinë e tij në Kingsëood, ka treguar historinë mahnitëse të Aliut, dhe tha se ai është një shembull i shkëlqyer se si dikush, edhe pse jo anglez mund të kontribuojë për Mbretërinë e Bashkuar.
Aliu sapo ka përfunduar vitin e dytë në Kolegjin e Bristolit për teknologji ushqimore dhe ka shkëlqyer në të, edhe pse e filloi me vonesë shkollën dhe mangësive në gjuhën angleze.
Ai që tani konsiderohet një kuzhinier i vërtetë, pasi ka dalë i pari në tre konkurse kombëtare gatimi. Të impresionuar nga ai kanë mbetur shumë pronarë restorantesh, mes tyre edhe i njohuri Simon Hulstone që zotëron restorantin “Elephant” në Devon. Ai e ka marrë Aliun në restorantin e tij dhe i është bashkuar “luftës” për ta mbajtur të riun shqiptar në Britani.
Stokes tha se Aliu kishte kaluar një fëmijëri të vështirë në Shqipëri, ishte trajtuar keq nga familja, dhe shpesh kyçej në një kasolle. Stokes tha se fëmijëria traumatike e Aliut e shtyu atë që të largohej nga vendi nëpërmjet një shoku kur ishte 16 vjeç. Madje edhe tani ai ka frikë nga familjarët e tij dhe prandaj nuk e tregon mbiemrin. Kthimi në Shqipëri nuk është një opsion për të, tha Stokes.
“Ai u largua nga Shqipëria dhe qëllimi i tij i vetëm ky ishte. Shkoi në Itali e Francë, dhe më pas nëpërmjet Calais erdhi në Angli.  Kjo ndodhi dy vite më parë, iu deshën disa javë që të dilte nga e ashtuquajtura Xhungla e Calais,” shpjegon ai.
Pas një kohe të shkurtër në Calais, Aliu u vendos në anën e pasme të një kamioni dhe u hodh kur ai ndali. E gjeti veten një mëngjes në Bristol, pa e ditur se ku ishte.
“Duhet të ketë qenë e frikshme. Ai filloi t’i kërkonte të gjithë njerëze ndihmë. Ishte vetëm 16-vjeç, pothuajse fëmijë. Dikush e drejtoi për tek zyrat e këshillit dhe pastaj më telefonuan mua. Më thanë që dikush kishte nevojë për një vend për të fjetur. Këtë punë bëj unë, marr fëmijët zakonisht adoleshentë, dhe u gjej atyre familje. Ali ishte një djalë i qetë, ai shprehu interes në gatim dhe ne e regjistruam në kolegj” shtoi Stokes.
Shumë shpejt Aliu fillu të shkëlqejë në kolegj. Ai kishte nevojë të praktikohej sa më shumë dhe shikonte shumë programe gatimi, shkruan BalkanWeb.
“Ali më kërkoi leje që të riorganizonte kuzhinën time dhe tani gatuan çdo gjë në të. Ai punonte me të vërtetë shumë. Meqë nuk e lejuan prindërit në Shqipëri të vazhdonte shkollën, kërkonte të rifitonte kohën e humbur. Pasi impresionoi në kompeticionin kombëtar, filloi punë në restorantin “Elephant” të Simon Hulstone”.
Por dilema është nëse Aliu do të lejohet të qëndrojë në Angli. Ai fillimisht ka aplikuar për një azil si i mitur dhe i pashoqëruar që është, por kërkesa është rrëzuar, pasi politikat e BE-së për njerëzit që largohen nga Shqipëria, i detyron ata të rikthehen sërish në vend. /BalkanWeb/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Pse PD e Bashës ndihet më e detyruar ndaj bijve të komunizmit sesa ndaj të përndjekurve
Artikull pasardhës: Arrestohet 23- vjecari, ishte i shpallur ne kerkim per droge (emri)

TË FUNDIT

arrest prostitucion shkoder 2026

DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane… 19 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest prostitucion shkoder 2026

DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.