“High4Real” do te jete hiti i kesaj vere nga Babastars

Anëtarët e ‘labelit’ të mirënjohur Babastars, kanë publikuar projektin e madh të kësaj vere që e kanë realizuar me videoklip.
Kënga me titull “High4Real” pritet të jetë goditja më e madhe e reperëve të këtij grupacioni për këtë verë.
Kënga është prodhim i BigDeal Recods që e ka bërë edhe muzikën. Melodia është realizuar nga Getoar Selimi.
Për tekstin janë kujdesur vet anëtarët e Babastars për pjesët e tyre.
“High4Real” është vazhdimësi e serisë së projekteve “High” nga ky ‘label’ nisur shumë vite më parë e që është i katërti me radhë.
Pjesë e projektit janë të gjithë anëtarët e Babastars, të cilët në koncertet e tyre vazhdimisht e kanë promovuar ardhjen e këngës së re.