Një tjetër rast i goditjes së “bluzave të bardha” është verifikuar ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës dhe mjeku quhet Zef Doda. Kanë qenë kolegët e tij që kanë kanë ndihmuar, ndërsa policia më pas ka mbërritur në spital për të nisur hetimet mbi ngjarjen e rradhës. Lidhur me incidentin dhe rrethanat e tij, nuk ka akoma informacion.
Nuk është hera e parë që pacientë, apo familjarë të tyre ngrenë dorën ndaj bluzave të bardha. Së fundi, në Durrës, një mjek u dhunua nga një pacient i dehur, ku u qëllua me tullë në fytyrë duke pësuar dëmtime serioze.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu ka nxjerrë një udhëzim preçiz të ndalimit të familjarëve në Urgjencë ndërsa është caktuar një orar fiks për vizitat tek të sëmurët. Ligji ka qenë edhe më herët, pasi nuk lejoheshin vizitat në cdo orar, por përkundër ryshfetit ndaj rojeve të sigurisë, familjarët e pacientëve nuk njihnin orar!