Kantautori i njohur italian Albano Carrisi, i njohur si Al Bano, ka përshëndetur gjestin e Shqipërisë duke dërguar 20 infermierë dhe 10 mjekë për të luftuar kundër pandemisë në Itali. Ai e ka cilësuar si gjest të pabesueshem solidariteti dhe humanizmi ndaj Italisë.
Mesazhin e tij e ka publikur nëFacebook-un e saj gazetarja e njohur Zenepe Luka.
“E dashur mike Zenepe…Një gjest i pabesueshëm solidariteti dhe humanizmi që Shqipëria ka bërë për Italinë, kjo do të forcojë edhe më shumë miqësinë që i lidh dy popujt tanë të mrekullueshëm. Do të vijë casti që do mundet ky koronavirus i mallkuar e do të jetë momenti i duhur, për të festuar binjakëzimin Itali Shqiperi!!! Nga ana ime ju them: Faleminderit shqiptarë…Al Bano”, ka shkruar këngëtari Italian.