NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FOTO – “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë”, Ambasada Amerikane tregon dhuratën më të fundit

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bën me dije se Shtetet e Bashkuara, pavarësisht situatës aktuale, mbështesin Shqipërinë edhe në fusha të tjera. Përmes financimit, kjo ambasadë ka krijuar klasa të posaçme për mësimin e gjuhës angleze nga ana e ushtarakëve shqiptarë. Në këtë mënyrë, ata do jenë më të përgatitur dhe ndërveprues në misionet e tyre me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s. Ambasada nënvizon se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë aleate më e fortë në NATO dhe se kjo mbështetje do të vazhdojë.


Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

Ndërsa vëmendja jonë kryesore në këto çaste mbetet në luftën ndaj CO VID-19, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë edhe në fusha të tjera. Klasat në foto u krijuan nëpërmjet një dhurimi nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes për Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes.

Pasi të rihapen, këto klasa do të përdoren nga forcat ushtarake shqiptare për të mësuar gjuhën angleze, e cila do t’i ndihmojë të jenë më të përgatitur dhe ndërveprues në misionet e tyre me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s, do t’u mundësojë pjesmarrjen në trajnime të ardhshme, si dhe do të ndikojë mënyrën e tyre të mendimit, luftimit dhe trajnimit drejt një qasjeje më perëndimore.

Ky dhurim është pjesë e programit për “Trajnimin e Gjuhës Angleze”, që Departamenti i Mbrojtjes ka mbështetur prej vitesh tashmë në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara i kanë mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë një aleate më e fortë në NATO, dhe kjo mbështetje vazhdon dhe do të vazhdojë gjithnjë edhe kur ky moment i vështirë të ketë kaluar. #NeJemiNato