Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka njoftuar planet për lehtësimin gradual të kufizimeve të vendosura për të frenuar pandeminë e korona virusit. Rregullat e distancës sociale do të qëndrojnë në fuqi deri të paktën në 3 maj, ka thënë Merkel. Po ashtu, kancelarja ka rekomanduar edhe njëherë vijimsinë e përdorimit të maskave të fytyrës në dyqane dhe transportin në public si mjete mbrojtëse kundër COVID-19.
Javën e ardhshme qeveria ka lejuar hapjen për biznes të një numri të konsideruar të dyqaneve. Ndërsa, shkollat pritet që gradualisht të rihapen për zhvillimin e mësimit në 4 maj.
Merkel tha se vendi kishte arritur “një sukses të brishtë të ndërmjetëm” pas ndërmarrjes së masave të rrepta. “Vendi duhet të vazhdojë përpara, por pa lënë jashtë vëmendjes situatën “, vijoi kancelarja duke shtuar se ata “nuk kanë shumë hapësirë për manovrim”.
Takimet e mëdha publike përfshirë shërbimet fetare do të qëndrojnë të ndaluara deri më 31 gusht. Baret, kafenetë, restorantet, kinematë dhe vendet e muzikës do të mbeten të mbyllura.
Sipas Institutit Robert Koch të Gjermanisë (RKI), vendi ka 127.584 raste të konfirmuara të të infektuarve dhe ka raportuar 3,254 vdekje deri tani. Njoftimi i Merkel e bën Gjermaninë vendin e fundit evropian që fillon lehtësimin e kufizimeve