![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2020/10/atentat-policia-bashkiake-m.madhe3_.jpg?x28643)
Gjendet motorçikleta e cila është përdorur për të kryer atentatin ndaj Drejtorit të Policisë Bashkiake Mentor Hasanaj. Burimet bëjnë me dije se mjeti i përdorur ngjarjen e rëndë është gjetur rreth 500 metra nga vendi ku edhe u krye atentati.
Mjeti është gjetur rreth orës 18:00 të mbrëmjes. Autori/ët e ka braktisur mjetin ndërkohe që më pas mendohet se është larguar në këmbe.
Policia e Shkodrës po ushtron kontrolle në zonë pasi dyshohet se autori nuk është larguar nga perimetri ku është kryer atentati ndaj Drejtorit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe Mentor Hasanaj. Mësohet se janë shoqëruar në polici për ngjarjen e rëndë tre persona.