Moti për ditën e hënë, 12 tetor 2020, do të jetë me vranësira, reshje shiu të dendura dhe stuhi me aktivitet kryesor në pjesën e dytë të ditës.Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 15-20 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 10/18°C
Zonat e ulëta 14/24°C
Zonat bregdetare 16/23°C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/