Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj u shpreh në një prononcim për Abcnews.al se nuk ka dijeni që drejtori i policisë bashkake, të cilit iu bë sot atentat, të ketë pasur konflikte familje apo për shkak të detyrës. Ai tha më tej se ia lë drejtësisë zbardhjen e ngjarjes.
“Ne si institucion nuk kemi koment në lidhje me ngjarjen duke qenë se nuk dimë të ketë pasur ndonjë konflikt familjar apo për shkak të detyrës. Ia lejmë organeve kompetente për zbardhjen e ngjarjes”, tha ai për Abcnews.al.
Shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe Mentor Hasanaj mesditën e sotme u transportua me urgjencë nga spitali rajonal i Shkodrës në Tiranë te spitali i Traumës për mjekim të specializuar pas atentatit që iu bë.