Gilman Bakalli eshte serish mes nesh. Ne 1- vjetorin e tij UET, institucioni ku ai shpalosi talentin e mesimdhenesit dhe publicistit, ka nxjerre ne drite publicistiken e Gilmanit. Lajmi eshte publikuar ne Facebook nga njeri prej miqve te tij, Fatlum Nurja. Ata qe e kane ndjekur, e kane patur te lehte te dallojne stilin e vecante, te drejtperdrejte dhe antikonformist edhe ne shkrimet e tij ne shtypin e shkruar. Botimi “Alfabeti i tranzicionit” permbledh publicistiken e Gilmanit nga viti 1990 deri ne 2016 kur papritur u nda nga jeta. Libri eshte nje mundesi e mire per ta patur ne cdo moment prane vetes zgjuarsine dhe guximin qytetar te Bakallit. Libri paraqitet mjaft i vecante qe ne titull por edhe ne pamjen e kopertines. Nuk e dime nese kane qene perzgjedhje te Gilmanit, por eshte gjithcka ne stilin e tij. Sot ky liber u promovua ne UET, ndersa per pak dite besojme se do te jete ne librarite e Shqiperise e te Shkodres. Gilmani provokoi serish. Kur askush nuk e priste ne kete 1- vjetor te vdekjes, ai “erdhi”. Per te mos ikur me kurre! /ShkodraWeb/