Aleati i ngushtë i kryedemokratit Lulzim Basha, Agron Duka është shprehur mbrëmjen e sotme në emisionin Open se partia e tij është gati të futet në zgjedhjet lokale, por me një kusht.
Kreu i PAA, ka thënë se ata (si parti) do të futen në zgjedhjet lokale nëse Rama realizon Reformën Zgjedhore.
‘Nëse Rama bën Reformën Zgjedhore ne do të hyjmë në zgjedhje. Por kjo nuk bëhet kaq shpejt se do kohë’, ka thënë Agron Duka, ndërsa kur ka qenë duke folur por opozitën e re, ka thënë se ajo vetëm opozitë nuk është.
‘Përsa i përket opozitës së re, ajo vetëm opozitë nuk është. Shumë deputetë të opozitës së re kanë votuar ligje të mazhorancës. Aty ka vend që ha diskutim, pra mund të dalin dhe kundër disa ligjeve’, ka përmbyllur Duka.