FRYMËZIM – Jashtë shërbimit polici shqiptar në SHBA shpëton babë e bir nga dallgët, kthehet në hero…

Ermir Vila, një oficer shqiptaro- amerikan policie nga Michigani, duket se është kryefjala e mediave sot, e kjo pas ngjarjes që bëri bujë, ku ai shpëtoi babë e bir afro-amerikanë në SHBA.

Ngjarja ndodhi ndërsa SHBA u “ndez” nga protestat e shumta pas humbjes së jetës së afro-amerikanit George Floyd nën árrestin policor.


Kjo ngjalli zemëratë tek shumë amerikanë të cilët u përfshinë në protesta të dhunshme e nuk munguan edhe akuzat ndaj oficerëve të policisë.

E ndërsa Amerika ishte në “flakë”, një punonjës policie i bardhë, pikërisht në ato ditë në një lokalitet të qetë pushimi në Florida, shpëton babë e bir afro-afrikanë nga mbýtjà.

Një burrë dhe djali i tij vetëm dy vjeç, u futën në ujë, por dallgët e detit fillimisht morën të voglin, e më pas dhe të atin e tij i cili shkoi për ta shpëtuar.

“Për fat të mirë, oficeri i policisë, jashtë shërbimit, Ermir Vila, u ndodh aty dhe i shkoi në ndihmë duke i shpëtuar. Ai u fut menjëherë në ujë dhe e tërhoqi burrin dhe djalin e tij drejt bregut. Chris Walmsley nga Jacksonville i erdhi në ndihmë. Walmsley së bashku me Jennifer Howell e ndihmuan oficerin e policisë Vila që ta tërhiqte burrin në breg. Ai mezi po reagonte, por më pasi ai i hapi sytë dhe filloi të përgjigjej. Shumë shpejt erdhi ambulanca dhe e transportoi atë në Qendrën Mjekësore Blake”, shkruajnë mediat e huaja.

Oficeri Ermir u nderua nga shefi i policisë Dezzi, i cili tha që oficeri u përgjigj menjëherë dhe u përball me një rrezik shumë të madh duke notuar kundër vorbullave të ujit.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media