Kishte pak ditë së kishte rifituar lirinë, ndërron jetë në gjumë 22 vjeçari shqiptar…

Një i ri shqiptar 22 vjeçar që sapo kishte ardhur nga Rodoja, ka dhënë frymën e fundit gjatë natës në Greqi.

Vetëm në orët e para të mëngjesit, kur shoku i tij nga Kreta shkoi ta zgjonte, zbuloi se 22-vjeçari ishte në një pozitë të çuditshme. Me ánkth, ai zbuloi se miku që i kishte ardhur nuk po merrte frymë dhe menjëherë informoi spitalin dhe policinë greke.


Një ambulancë nxitoi në vendngjarje, por qe tepër vonë për djalin fatkeq, siç shkruajnë mediat greke. Trupi i tij u dërgua në morg për një autopsi –  e cila do të hedhë dritë mbi shkaqet e humbjes së jetës së tij.

22-vjeçari kohët e fundit ishte liruar nga búrgù dhe kishte ardhur në Kretë, si mysafir tek shoku i tijpër të hyrë në një program detoksifikimi.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media