Franca ka shënuar një rënie të ndjeshme të numrit të jetëve të humbura nga COVID-19 teksa sot ka regjistruar 392. Tashmë numri total shkon në mbi 19 mijë por ajo çfarë bie në sy është se për 5 ditë radhazi sistemi shëndetësor francez po çlirohet nga stresi pasi numri i të shtruarve në spital është në rënie.
Një tjetër lajm i mirë është se për 11- ditë rresht numri i pacientëve me COVID-19 në terapi intensive ka pësuar rënie. Franca ka në këtë terap 5 mijë e 744, po aq sa në 30 mars.