Silvio Berlusconi pozitiv me Covid- 19. Pas një tjetër kontrolli parandalues – informon Partia Forza Italia – presidenti Berlusconi ka rezultuar pozitiv ndaj SARS-COV-2. Presidenti do të vazhdojë të punojë në rezidencën e tij në Arcore, ku do të kalojë periudhën e izolimit të parashikuar.
Në çdo rast do të vazhdojë – përfundon i njejti burim – të mbështesë kandidatët e Forza Italia dhe të qendrës së djathtë në zgjedhjet rajonale dhe administrative, me intervista të përditshme për gazetat, në televizione dhe rrjete sociale. /ShkodraWeb Media përktheu e përshtati nga ANSA/