Marko Rosi, trajneri i Hungarisë, ka qenë një nga personazhet e këtij Europiani në fazën në grupe. Tekniku italian, emër jo edhe aq i njohur për publikun, bëri shumë mirë me hungarezët, duke i kthyer në një ekip i cili edhe pse në “grupin e vdekjes”, bëri paraqitje mëse dinjitoze dhe i shkoi afër kualifikimit.
Një humbje vetëm në minutat e fundit ndaj Portugalisë, u shoqërua me barazime ndaj Francës e Gjermanisë, me këtë të fundit që rrezikoi eliminimin dhe e shpëtoi një gol i Goretzka kur mbeteshin pa minuta larg vërshëllimës përfundimtare.
Ndaj Hungaria i dha lamtumirën Europianit në grup, ndërsa tre ekipet e tjera kaluan turin.
Por qëndrimi i tyre në aktivitet nuk zgjati shumë pasi të tre këto skuadra dolën nga gara në turin e parë me eliminim direkt ndërsa Marko Rosi nuk i rezistoi tundimit që të bënte një tallje epike me ta me një postim në rrjetet sociale.
Trajneri i Hungarisë ka hedhur një foto ku shfaqet ai, barshkë me Nojer, Ronaldo e Mbape që mbanin në duar valixhe.
“Shihemi në plazh” shkruante trajneri përkrah kësaj fotoje, duke u tallur me skuadrat e tjera të grupit që mbyllën më shpejt sesa mendohej Euro 2020. /vipsport/