FOTOLAJM – Pas emërimit si ministre Edona Bilali vjen në Shkodër, takim në selinë e PS me kryetarin e Shoqatës së Para- Tetraplegjikëve

Pas zyrtarizimit si Ministre Shteti për Mbështetjen e Sipërmarrjes, në fundjavë Edona Bilali ka qenë në Shkodër ku është zgjedhur deputete e PS- së dhe është emëruar edhe kryetare e PS- së për Qarkun Shkodër. Takimin e parë ajo ka preferuar ta zhvillojë me Saimir Beqiri, kryetar i Shoqatës së Para- Tetraplegjikëve në Shkodër. Në një publikim të shkurtë në Facebook, të shoqëruar edhe me një foto, ministrja Bilali shkruan:

“Ishte shumë kënaqësi takimi me Saimirin, kryetarin e @shoqata_para.tetraplegjikeve. , advokuesi më i madh i të drejtave të tyre. Më shumë se 400 persona në Shkodër kanë këtë status. Evidentuam disa pika ku ka nevojë për përmirësim dhe në vijim #bashkërisht do t’i ndjekim. Po ndërtojmë ura bashkëpunimi me çdo aktor e faktor që ka dëshirë me e pa Shkodrën në maje!
#përfshihu #EdonaShkodren”, shkruan Bilali.


Ajo që konstatohet në foto është se takimi është zhvilluar në selinë e PS- së Shkodër, në sallën e mbledhjeve, ku shihen qartë edhe posterat politiko- elektoral. Ndërkohë, nuk dihet nëse ka patur takime të tjera siç edhe nëse takimi i publikuar në foto, ishte i rastësishëm apo i planifikuar më herët.