DETAJET – I konsideruar i zhdukur në Pukë, italiani Davide Pecorelli zhvarrosi një njeri për ti shitur eshtrat si të vetat…

Davide Pecorelli ka zhvarrosur një njeri për ti marrë eshtrat, për ti shitur si të vetat. Ish-gjyqtari italian i futbollit, dhe biznesmeni në disa fusha, Pecorrelli ka ardhur në Shqipëri për të inskenuar vrasjen e tij, me qëllim që të përfitonte para.

Para se të ndërmerrte këto veprime ai kishte bërë gati dhe planin, duke biseduar me miq të tij në rrjetet sociale dhe shkëputja e menjëhershme e marrëdhënieve me ta të çonte në faktin se ai mund të kishte humbur jetën.


Por pas zbulimeve të fundit, Pecorelli në Shqipëri do të akuzohet për 2 vepra penale. Prokuroria e Pukës akuzon biznesmenin italian për shkatërrim prone me zjarr dhe shkatërrim varresh.

Sot Pecorelli do të paraqitet në prokurorinë e Perugias, pasi akuzohet se ka inskenuar vdekjen e tij për të përfituar nga siguracioni në Itali.