TRAGJIKE – Shuhet familja Gjoka viktimë e shpërthimit në Velipojë, pas nënës dhe dy motrave, shuhet edhe djali 12 vjeçar…

Thellohet tragjedia në familjen Gjoka, viktimë e shpërthimit të gazit të ndodhur në një hotel në Velipojë në muajin korrik. Djali i mitur i kësaj familje, Enriko Gjoka ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas kurimit që po merrte ne Itali. Katër ditë më parë ka ndërruar jetë nëna e tij, Alketa Gjoka ndërsa dy motrat Klarisa dhe Danjela muaj më parë.

Të 4-të anëtarët e familjes ishin të shtruar në Itali, duke u kuruar që prej muajit korrik, pas djegieve të mëdha që pësuan nga shpërthimi i bombolës. I vetmi që ka mbetur i gjallë nga familja është Arben Gjoka, babai i tre fëmijëve dhe bashkëshorti i Alketës.


Ngjarja e rëndë ndodhi u regjistrua më 4 korrik, rreth orës 06:30 në Velipojë. Klarisa Gjoka 15 vjeçe, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enriko Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeçe (nëna), ishin në hotelin e tyre kur shpërtheu një bombul gazi.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, saqë i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë. Nëna me tri fëmijët kishte shkuar në hotel për të pastruar para ardhjes së turistëve, por gjatë natës kishte rrjedhur gaz e në mëngjes, teksa Alketa ishte zgjuar për të përgatitur kafen, kishte ‘inciuar’ dhe shpërthimin. Për pasojë mbetën të plagosur të katër anëtarët e familjes Gjoka, nëna, dy vajzat dhe djali të cilët u dërguan për kurim në Itali. Fillimisht ndërroi jetë Danila Gjoka, 19 vjeçe dhe në ditën që kjo e fundit u varros, vdiq edhe motra e saj, 15-vjeçarja Klarisa Gjoka.