NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FOTOLAJM – Pak pasi mbajti fjalim para kombit, kancelarja Merkel shfaqet në supermarket duke mbajtur rradhën…

Kancelarja gjermane, Angela Merkel jep një shembull të mirë në supermarket. Ajo u fotografua dje nga Bild Zeitung, tabloidi gjerman më i shitur, rreth orës 5 të pasdites, me të njetin kostum blu, pak pasi kishte mbajtur një fjalim para kombit të saj: “Gjithçka, tani, do të provohet”.

Kancelarja ia ka dalë të japë një shembull të mirë duke zbatuar rregullin e rreshtimit në supermarket. Ajo ka qëndruar në rresht deri sa i ka ardhur radha për të bërë pagesën në kasë.


Edhe kësaj here Merkel ka zgjedhur një market afër shtëpisë së saj për të bërë pazar, në rrethin Mitte, në Berlin. Në karrocën e saj përvec disa ushqimeve ka edhe disa shishe me verë.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!