NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FOTOLAJM – “Dhe me mu lut Edi Rama me dal jasht, nuk dal”, ja çfarë i bën kokës futbollisti shkodran dhe sfida për kolegët

Të shumta kanë qenë sfidat e futbollistëve, në këto ditë të vështira izolimi për shkak të korona virusit. Më e reja është… sfida e qerosit. Ka qenë mesfushori i Tiranës, Edon Hasani protagonist i radhës i kësaj sfidë. Shkodrani ka postuar në “Instastory”, një foto nga ballkoni i shtëpisë, i qethur, tullac, ndërkohë që ka nominuar disa prej miqve të tij, ku spikasin emrat e Bekim Balajt, Rubin Hebajt dhe Arlind Kalasë.

Edoni nuk u mjaftua me kaq, teksa foton e shoqëroi me një batutë epike: “Tani edhe të më lutet Edi Rama për të dal jashtë, nuk dal”, shkruan futbollisti shkodran me shaka. Pritet me mjaft kuriozitet të shikohet nëse sfidës së Hasanit do t’i përgjigjen edhe miqtë e nominuar.


Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!