NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FRYMËZIM – “Në darkë apo mëngjes, ajo duhet të kthehet në shtëpi tek vajza e sëmurë”, Bona infermierja e Infektivit…

Kjo është Valbona, një nga dhjetëra e më shumë infermiere që në Shqipëri por përballen në vijën e parë me pandeminë. Fytyra e saj tashmë po përcillet në të gjitha rrjetet sociale si imazh i kohës që po kalojmë, një heroinë e jetës. Valbona e ka fytyrën gjithë shenja nga maska por ajo duhet të përballet çdo ditë dhe me një shqetësim tjetër, pasi duhet të lutet që të mos infektojë vajzën e saj të sëmurë në shtëpi kur kthehet nga puna.

“BETIMI I VALBONES: ?? VALBONA është një ndër infermieret që po lufton në fushë-betejën e CO VID 1 pranë Spitalit Infektiv. Forca dhe përkushtimi janë dy ar mët e saj të ftohta. E vendosur në vijën e parë të luftës, bashkë me mjekë e infermierë të tjerë, BONA, emri i së cilës, është në thelb shërbim, vazhdon misionin jetëdashës. Njësoj si kolegët e saj italianë, spanjollë apo grekë, në fytyrën e saj ka pla gë, që janë më të paktat që lufta mund të shkaktojë. Pla gët më të mëdha nuk duken.


Në darkë apo mëngjes, ajo duhet të kthehet në shtëpi, tek vajza e saj, e cila ka kaluar një sëmundje të vështirë dhe në çdo rast nuk duhet të ketë asnjë kontakt me virusin. Teksa largohet nga puna ajo lutet që plumbat e marrë gjatë shërbimit t’i ketë lënë në fushë-betejë, për të mos vr arë me ta padashur të bijën. Betohem solemnisht përpara Zotit…Kështu nis betimi i infermierit, dhe Bona po e përmbush atë, para Zotit, vetes dhe nesh. Në lagjen time ku ajo banon, mjafton që ta thërrasësh nga ballkoni për t’u gjendur pranë në çast. VALBONA është sot HEROINA. FALEMINDERIT DHE ZOTI QOFTE ME TY!? Ta shpërndajmë në formë solidariteti”

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!