FOTOLAJM – Në tavolinën ku Saimir Hoxha ulej prej vitesh si oficer policie, lule, foto, paketë cigaresh e çakmak, si e nderuan kolegët

Një buqetë me lule, një kornizë me foton e tij dhe një paketë cigaresh me çakmak!

Kjo është pamja e tavolinës, ku oficeri i Krimeve të Rënda në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha, ulej çdo ditë, prej vitesh, për të ushtruar punën e tij, derisa ra tragjikisht në krye të detyrës.


Kolegët e tij, me të cilët Hoxha ndau zyrën dhe punën prej vitesh, i kanë dërguar lule dhe një foto të tijën, në tavolinën ku ai ka punuar, në shenjë nderimi ndaj oficerit të ndjerë.