Ish-Presidenti Ilir Meta, pak orë pasi ka lënë zyrtarisht postin e kreut të shtetit, ka postuar në faqen e tij në Facebook, një foto krah bashkëshortes, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Në përshkrimin e fotos, Meta shkruan: Një horizont i ri plot dritë e shpresë!
Ditën e djeshme, Meta i dorëzoi detyrën e Presidentit, Bajram Begajt, në një ceremoni që u zhvillua në institucionin e Presidencës.
Sot, në orën 19:00 do të mbahet Konventa e LSI- së, e cila pritet të rikthejë në krye të partisë ish- presidentin, duke pasuar pikërisht zonjën në foto, bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.