
Edi Rama shkarkon Arben Ahmetajn si zv kryeministër! Emëron Ballukun si numrin dy të qeverisë! Ministër për negociatat me BE dhe kryenegociatore do të jetë Majlinda Dhuka që zëvendëson Zef Mazin. Dhuka nga viti 2013 është drejtore e Departamentit të Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes në Kryeministri.
Këto vendime të kryeministrit Rama janë bërë publike nga ai në Twitter dhe vijnë pak orë pasi Bajram Begaj mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të Republikës.
PUBLIKIMI I EDI RAMËS
Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.

Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!