
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.
Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në anë të karrexhatës.
Në automjet po udhëtonin babai me dy djemtë. Si pasojë e aksidentit, është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!