Një vajy; shqiptare shqiptare me origjinë nga Shkodra shpallet kampione Europe në volejboll. Bëhet fjalë për 17-vjeçaren shkodrane Angela Çoba, që prej dy vitesh pjesë e ekipeve përfaqësuese të grupmoshave të Italisë.
Vajza e volejbollistit të njohur të Vllaznisë, Gjon Çoba, e cila ka ndjekur gjurmët e të atit, konsiderohet si një nga telentet më të mëdha të lojës së rrjetës në vendin fqinjë ku volejbolli është sport shumë i zhvilluar.
Nuk ka mbushur ende 17 vjeç Angela dhe prej disa muajsh ajo është pjesë e U-17 të Italisë që triumfoi në Kampionatin Europian pasi mundi Turqinë me rezultatin 3-1.
Angela Coba është mbesa (vajza e vëllait) e ish- kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila në shumë raste e ka promovuar e vlerësuar edhe përmes postimeve në rrjetet e saj sociale.