Ndërron jetë në burgun e Peqinit Andon Mëhillaj, i dënuar me burg përjetë, anëtar i bandës së vr.asësit me pagesë Julian Sinanaj. Janë familjarët e Mëhillajt ata që kanë publikuar lajmin për vd.ekjen e tij, duke ngritur dyshime se mund ta kenë he.lmuar.
Andon Mëhillaj, i cili në rrethana ende të paqarta u gjet i pajetë në burgun e Peqinit, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për një serë veprash penale. Në 2014 ai u vetëdorëzua në policinë e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e kësaj bande famëkeqë, pas të cilës fshihen disa vr.asje dhe jo vetëm.
Mëhillaj u akuzua se ishte sekseri që ndërmjetësonte ‘pazaret’ mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatatorit. Po ashtu pjesë e bandës ishte dhe kushëriri i tij, Genis Mëhillaj, i cili figuronte në faqen e Interpolit si person në kërkim për “Akte ter.roriste” dhe “Financim të ter.rorizmit”.
Ata shpërbleheshin me 20-30 mijë euro për “punën” e tyre.