Trupi i një të riu është gjetur i pajetë në Kavalla të Greqisë. Raportimi bëhet nga mediat greke, duke iu referuar te dhenave te para, nderkohe qe identiteti nuk eshte bere ende publik. Dyshohet se eshte nje i ri shqiptar, por në vijim pritet të ketë më shumë informacione zyrtare nga policia greke.
Ai eshte vrare me arme zjarri ne rruge dhe trupi i trij u gjet mes nje pellgu gjaku nga kalimtaret vetem mengjesin e sotem, ne oret e para. Ne dore viktimes iu gjet edhe nje karmonedhe 50 euro. Dyshimet e para jane per nje sherr per ceshtje droge, por policia nuk ka dale ende me nje perfundim.
Sipas “Kavala News” viktima mori një goditje të vetme në shpinë nga e cila gjeti vdekjen, nderkohe qe thuhet se autori ka qene profesionist. Nga hetimet rezulton se i riu shqiptar ishte rritur në Kavalla ku ishte arsimuar dhe po ndiqte dhe arsimi e larte. Nderkohe qe aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavalla.