Gjykata e Shkupit ka caktuar masën 30 ditë në qeli për ish-kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski. Ky i fundit ndodhet për azil politik në Hungari.
Në seancën e sotme për rastin “Titanik”, gjykata me kërkesë të PPS, caktoi paraburgim prej 30 ditësh për Gruevskin, i cili është në arrati. Ky është paraburgimi i dytë për Gruevskin në mungesë. Para shtatë ditëve gjykata i shqiptoi paraburgim edhe për rastin “Talir”.