Çati mbi kokë yjet e qiellit në një natë të kthjellët e çuditërisht të freskët gushti. Të rrethuar nga familjarë, të afërm dhe shumë, po shumë miq. Në zemër të Shkodrës së tyre, në mjediset e reja të Kompleksit “Dubai”. Renata dhe Albani kanë kurërëzuar me një ceremoni martesore ëndrrash dashurinë e tyre.
Renata Dragusha, një nga prezantueset me të njohura të televizioneve dhe radiove të Shkodrës, Ulqinit e më tej dhe Albani- dashuria e jetës së saj, kanë nisur zyrtarisht jetën bashkëshortore me një dasëm të gërshetuar në mes tradicionales dhe modernes.
Çdo gjë ishte e përgatitur deri në detaje nga stafi i kompleksit “Dubai”, tashmë një pikë referimi për çdo event në Shkodër e jashtë saj. Kombinim perfekt i ndriçimit me elementët dekorativë, i tavolinave dhe pistës gjigante të vallëzimit dhe në krye menuja e veçantë e servirur me shumë kulturë sherbimi nga stafi i Kompleksit “Dubai”.
Të gjithë argëtuar, por më shumë Renata & Albani që ishin protagonistët e dasmës së tyre. Jo vetëm se ishin nusja e dhëndrri, siç thuhet në këto raste. Por ishin ata që zotëruan pistën e vallzimit duke grishur edhe të ftuarit që ti bashkoheshin papushim.
Pak më përpara, miq dhe bashkëpunëtorë të Renatës, kanë treguar si e kanë njohur atë gjatë punës por edhe në jetën e përditshme. Edhe kjo pjesë e rëndësishme e ceremonisë, ishte kuruar deri në detaje dhe me shumë finesë nga stafi profesional i Kompleksit “Dubai”. Ceremonia e natës së mbrëmshme ka qenë kulmimi i historisë së dashurisë së çiftit, ndërsa në mesjavën e kaluar Renata është surprizuar nga shoqëria e saj e ngushtë edhe me festën e beqarisë.
Natyrisht në këtë eveniment nuk mund të mungonte edhe ShkodraWeb, e cila mbrëmë por edhe sot i uron: Jetë të lumtur çiftit! U trashëgofshi Renata & Alban! Ju pret një rrugëtim i gjatë, por si thonë në Shkodër “fillimi i mbarë, gjysma e punës”. Dhe mbrëmë ishte fillim vertetë i mbarë për jetën tuaj bashkëshortore. /Nga Alda DELIJA/