FOTO/ Prokuroria vendos për fatin e hetimeve ndaj tij, ja se çfarë bën Tahiri…

Loading...

Ditën e nesërme do të mësohet pas muajhsh të tërë hetimesh mbi fatin e dosjes së ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar nga Prokuroria për shpërdorim të detyrës dhe përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës. E teksa e nesërmja pritet me interes të lartë nga i gjithë opinioni publik, duket se vetë Tahirin nuk e ka prekur dhe aq shumë nervozizmi i pritjes.

Ish Ministri ka publikuar këtë të dielë një sërë fotosh të tij duke kalëruar. Tahiri nuk shkruan shumë mbi udhëtimin e tij, mjaftohet duke thënë vendin ku po qëndron.

Kujtojmë se afati i hetimeve për dosjen Tahiri u shty disa muaj më parë dhe zgjatja përfundon më datë 17 tetotr. Nesër pritet të mësohet nëse prokuroria do të dorëzojë në gjykatë dosjen për ish Ministrin, apo do të mjaftohet me kërkimin e një tjetër zgjatje afati.

Loading...