Ç’hall e çmendi Albcontrol- in që ngatërron Ballën me Salianjin…!?

Loading...

Ky Taulant Balla i kerkon deputetit Ervin Salianji qe t’i drejtohet Albkontrollit qe te marre informacion. Albkontrolli i partise sqaron se nuk disponon hiç te dhena te ketij lloji.
Po pse cmendet Albkontrolli dhe nuk i drejtohet Balles qe e permendi,por ja fusin kot fare dhe i drejtohen Salianjit qe nuk e zuri fare Albkontrollin me goje,por sistemin TIMS.

Lexojeni vete kete idiotesi kolektive te qeverise.

Ja c’thote Balla:

“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera😂. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!

Ja cfare thote Balluku:

#Albcontrol ofron navigimin ajror ne RSH. Albcontrol nuk ka disponuar ndonjehere e as nuk disponon te dhenat e pasagjereve, sepse ky informacion nuk eshte ne tagrin dhe interesin e operimeve qe kryejme. Deputeti Salianji te gjej burim tjeter per vertetesine e deklarates se tij.#

Ja cfare thote Salianji:

“Është fakt që sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetërëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se:
1) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega.”.  /Nga Petrit VASILI, kryetar i GP të LSI/

Loading...