
Dy prindër nga Australia kanë hedhur një foto të dhomës së djalit të tyre që në pamje të parë gjithçka duket normale, por aty fshihet një gjarpër tejet i rrezikshëm.
Ideja e prindërve ishte që kjo foto të shpërndahet sa më shumë në të tillë mënyrë që prindërit të tregohen sa më të kujdesshëm për izolimin e mirë dhe të sigurtë të shtëpive të tyre, në mënyrë që reptilët e tillë të mos hyjnë brenda.
Gjarpri është thuajse i padukshëm, por helmi i tij është aq i rrezikshëm sa me në kafshim të vetëm mund të sjellë edhe vdekjen.
Nëse e shihni më nga afër do dalloni që gjarpri ndodhet midis murit dhe kutisë së lodrave./joq/