Skip to content
31 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • News

FOTO – “Nuk marrim asnjë vendim pa u konsultuar me ju”, Sali Berisha me kandidatët e primareve: Jeni zgjedhur me votën e lirë

ShkodraWeb 4 weeks ago

Ish kryeministri Sali Berisha është takuar ditën e sotme me kandidatët e primareve të organizuara nga Rithemelimi. Berisha u shpreh se nuk do të marrin asnjë vendim pa u konsultuar me ta, duke theksuar se ata janë zgjedhur me votë të lirë nga demokratët.

“Në vendimet që do të marrim, sigurisht që ju keni zërin tuaj dhe partia nuk merr asnjë vendim pas një konsultë me ju. E vërteta është që jeni ju kandidatët e lirisë, kandidatët e parë në historinë e këtij vendi, por jo të vetëm të këtij vendi, por edhe të vendeve të tjera që zgjidheni me votën e lirë të anëtarësisë dhe mbështetësve të PD.

Personaliteti juaj i pëlqyer, i respektuar nga qytetarët e bashkive ku ju keni konkurruar, ka tmerruar Edi Ramën, ka tmerruar narkoshtetin dhe jo vetëm, por edhe aleatët e tij, duke menduar se do mund të na pengojë të marrim pjesë dhe të fitojë zgjedhjet më 14 maj, si burracak ai shtyu deri në tri ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të gjykatës së kontrolluar 100% prej tij, dhe konfiskoi vulën e partisë. Mendoj se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë.

E vërteta është e kundërta, ai nuk do të shpëtojë kurrë nga PD e cila u ngrit si feniksi nga hiri, apo labirintet e kurtheve të paimagjinueshme shqiptare e ndërkombëtare, dhe vjen sot më e fuqishme se kurrë në betejë në një monizëm të plotë të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen. Qytetarët e kanë të qartë se me këtë akt Edi Rama shprehu tmerrin që ka nga opozita e vërtetë, sepse Edi Rama është një kufomë politike që kundërmon në Shqipëri, Ballkan, SHBA dhe kudo në botë.

Ai kundërmon për të gjitha aferat e tij të mëdha korruptivë. Të ligat dhe të zezat që iu ka bërë qytetarëve shqiptarë duke i vjedhur nga mëngjesi deri në darkë, në çdo orë, në çdo muaj, në çdo stinë, në çdo kohë. Ai kundërmon si njeriu që po shfaros demografikisht këtë vend. Po e shkreton këtë vend me një shpejtësi të rrufeshme, sa asnjë luftë civile, rajonale, apo botërore.

Në 8 vitet e qeverisjes së tij, vetëm në hapësirën Shengen u larguan nga Shqipëria 937 mijë qytetarë, nga të cilët 78% prej tyre janë të rinj. Nuk ka shqiptar që mund të pajtohet me këtë moment dramatik, me këtë traumë, me këtë dramë kombëtare që krijon Edi Rama me politikat e tij. Ndaj dhe ai ka frikë dhe tmerr nga zgjedhjet, sepse me dokumente zyrtare, jo të opozitës, por shtetërore aktuale, ai në 9 muaj iu ka vjedhur shqiptarëve 122 miliardë lek.

Qytetarët mund të pyesin, po si i ka vjedhur?

I ka vjedhur duke bërë punë publike me çmim të 8 fishtë, 10 fishtë, të 5 fishtë krahasuar me çmimet që përcaktojnë manualet e ndërtimit, qoftë në Europë, qoftë në SHBA. I ka vjedhur me bordet, me të cilat detyroi qytetarët shqiptarë të paguajnë për ushqimin, për bukën e përditshme, për naftën 530 milionë euro në disa muaj. I ka vjedhur me energjinë.”, tha Berisha.

Continue Reading

LAJM PARA: 6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…
LAJM PAS: TRAGJIKE – Bie nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, humb jetën 13 vjeçari somnambul, ishte i vetëm në banesë

TË FUNDIT

EMRI – U shkarkua në Kosovë nga Agjensia e Inteligjencës, Rama ia propozon Begajt si drejtore të SHIK-ut këshilltaren…
  • News

EMRI – U shkarkua në Kosovë nga Agjensia e Inteligjencës, Rama ia propozon Begajt si drejtore të SHIK-ut këshilltaren…

2 weeks ago
TRAGJIKE – Bie nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, humb jetën 13 vjeçari somnambul, ishte i vetëm në banesë
  • News

TRAGJIKE – Bie nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, humb jetën 13 vjeçari somnambul, ishte i vetëm në banesë

3 weeks ago
6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…
  • News

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…

2 months ago

TË FUNDIT

  • “Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • “Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • “Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5
  • FOTOLAJM – “Jam i mrekulluem nga energjitë tueja, mirësija, dashnija për Shkodrën”, Pjetër Logoreci flet për takimin me Benet Becin…
  • “Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj
  • DOKUMENTI – Nis ndalimi i gjuetisë së krapit në Liqenin e Shkodrës, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit ka një mesazh…

TË FUNDIT

“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • Kryesore

“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore

21 mins ago
“Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • Kryesore

“Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…

46 mins ago
“Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5
  • Kryesore

“Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5

1 hour ago
FOTOLAJM – “Jam i mrekulluem nga energjitë tueja, mirësija, dashnija për Shkodrën”, Pjetër Logoreci flet për takimin me Benet Becin…
  • Kryesore

FOTOLAJM – “Jam i mrekulluem nga energjitë tueja, mirësija, dashnija për Shkodrën”, Pjetër Logoreci flet për takimin me Benet Becin…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.