Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • News

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…

ShkodraWeb 2 weeks ago

Vitore Tusha

89

Plotësohet me të gjithë anëtarët Gjykata Kushtetuese, teksa Vitore Tusha lë mandatin.

Sot, më 25 janar 2023, u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, e zgjedhur me Vendimin nr. 2, datë 16.01.2023, të Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Me zgjedhjen e anëtarit më të ri, përfundon edhe ushtrimi i funksioneve të Kryetarit dhe anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga znj. Vitore Tusha, pas qëndrimit të saj në detyrë deri në zgjedhjen e gjyqtarit pasardhës. Gjykata Kushtetuese ka në përbërjen e saj nëntë anëtarë, të emëruar sipas kuadrit të ri kushtetues dhe ligjor.

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të dispozitave ligjore të Ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, sikurse është bërë e ditur edhe në njoftimin për shtyp të datës 16.01.2023, ka filluar edhe procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të saj. Deri në përfundim të kësaj procedure dhe zgjedhjen e Kryetarit të ri, funksionet e Kryetarit ushtrohen nga gjyqtari më i vjetër në detyrë, znj. Marsida Xhaferllari.

Gjykata Kushtetuese shpreh mirënjohjen për përkushtimin, integritetin dhe kontributin profesional të znj. Vitore Tusha, përgjatë gjithë rrugëtimit të saj si anëtare dhe në detyrën e Kryetares së kësaj Gjykate, duke e drejtuar Gjykatën Kushtetuese në një prej momenteve më të rëndësishme të reformimit të veprimtarisë së saj – rinisjes së funksionalitetit dhe plotësimit të trupës gjyqësore.

Continue Reading

LAJM PARA: FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…

TË FUNDIT

FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…
  • News

FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…

4 weeks ago
“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj
  • News

“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj

2 months ago
EMRI – Kërkohej nga drejtësia italiane, i dënuar me 11 vite burg, policia shqiptare arreston 35 vjeçarin…
  • News

EMRI – Kërkohej nga drejtësia italiane, i dënuar me 11 vite burg, policia shqiptare arreston 35 vjeçarin…

2 months ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • EMRAT – Detyrohen t’i bëjnë “like” dhe “share” postimeve të Ramës, publikohet lista e personave që kanë shkarkuar aplikacionin “Aktiv1st” në Shkodër

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

1 hour ago
ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • Aktualitet

ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…

1 hour ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…

4 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.