Pushtimi austro- hungarez i Shqiperise, nuk ka qene si te gjitha pushtimet e tjera. Kjo eshte ideja qe duhet te mbeshtese libri “Administrimi Austro- Hungarez” i Shqiperise 1916- 1918” qe u promovua sot ne Shkoder nen kujdesin e Konsullit te Nderit te Austrise ne Shkoder, Gjergj Leqejza.
Ky promovim ka ngjallur interesin e shume personaliteteve, autoriteteve te qeverisjes vendore, depute etj.
Ne nje pershendetje te shkurter Leqejza ka ftuar te pranishmit per te lexuar kete liber, i cili me te fund vjen ne shqip, duke patur si autor italianin prof. Dr. Mariano San Nicola. Sipas tij, do te shpaloset nje pushtim qe nuk eshte pushtim, kjo vertetuar nga faktet e shumta qe perfshihen ne te.
”Hallall buka e kripa qe kemi ngreme se bashku dhe do te vazhdojme te hame”, ka mbyllur fjalen e tij pershendetese ambasadori i Austrise ne Tirane Johan Sattler, i cili me heret foli per kontributin e Austro- Hungarise ne vendin gjate 1916- 1918. Ai u ndal tek arsimi, duke nenvizuar 200 shkollat e hapura ne Shqiperi.
Ne vazhdim, lidhur me librin kane pershendetur dhe referuar shume te pranishem ne kete aktivitet. /ShkodraWeb/