Vllaznia ka nisur zyrtarisht sot përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Fillimisht një analizë në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” e më pas, stërvitje në tapetin e gjelbër. Ashtu siç ishte paralajmëruar Ardit Hoxhaj, i cili sezonin e fundit luajti për Flamurtarin, është afrimi i parë i Vllaznisë në merkato. Ditën e sotme, Hoxhaj ka qenë pjesë e ekipit, në analizën e bërë nga trajneri Tomas Brdariç, para se vllaznia të niste zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.
POSTIMI I KF VLLAZNIA NË FAQEN ZYRTARE NË FACEBOOK
Kjo shihet në fotot e publikuara nga vetë klubi shkodran, teksa siç edhe mund të shihet sulmuesi është shfaqur me një fanellë të kuqe si ajo e Flamurtarit.
Ekipi i Vllaznisë, nga paraditja e sotme, ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.
Stafi teknik nën drejtimin e kryetrajnerit Thomas Brdariç, pas një punë intensive në vlerësimin dhe përzgjedhjen e lojtarëve që do t’i bashkohen kuqebluve në sezonin 2020-2021, ka filluar punën me procesin stërvitor, i cili pritet të jetë i ndarë në përgatitjen teoriko-taktike si dhe në atë fizike në fushën e blertë. /ShkodraWeb Media/