Virusi Covid -19 i merr jetën mësuesit Gjon Kola. Mësohet se Kola, 55-vjeç, punonte në qytetin e Rrëshenit. Prej 10 ditësh ai ndodhej i shtruar në spital, në intubim. Por gjatë ditës së djeshme, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar e për pasojë ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar dhe Drejtori i Arsimit Parauniversitar për Veriun, Bardhok Pulaj, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes së mësuesit 55 vjecar, ku njëkohesisht bën apel ndaj qytetarëve për mbajtje distance dhe respektim të masave anti- Covid.