FOTO – Malësia e Madhe i jep jetë eventit të ri “Dita e emigrantit”, nga 2022-i do të jetë traditë e përvitshme

Malësia e Madhe është një nga trevat ku historikisht, ka patur një numër të lartë emigrantësh në vende të ndryshme të botës. Edhe para vitit 1990, përmes “arratisjes” siç quhej në kohën e diktaturës, kanë qenë me mijëra ata që kaluan kufurin drejt vendeve perendimore. Pjesa më e madhe, pas Jugosllavisë së asaj kohe, i drejtoheshin SHBA- ve.

E për këtë arsye, është menduar për krijimin e një tradite të re, e cila do të emërtohet “Dita e emigrantit”. Lindja e eventit të ri është mësuar ditën e sotme, ku është përkujtuar 110 vjetori i Luftës së Moksetit. Aktiviteti është zhvilluar në vendin më të njohur të Kastratit, ndoshta edhe të Malësisë së Madhe, Shpella e Frashnit, në qendër të Bajzës.

Përveç pjesës përkujtimore e historike, eventi i ditës së sotme është zbukuruar edhe nga artistët, të cilët ishin jo vetëm nga Malësia e Madhe por edhe Shkodra e përtej. Ishin të pranishme autoritet lokale dhe rajonale si dhe arqipeshkvi i Shkodër- Pult imzot Angelo Massafra.

Duke nisur nga viti i ardhshëm, një festë e tillë që përkon jo vetëm me Luftën e Moksetit por edhe Shna Rrokun që e festojn Bajza, do të sjellë një traditë të re, “Dita e emigrantit”, një mundësi më shumë për mijëra emigrantë malësorë të tubohen e të festojnë në vendlindje të gjithë bashkë. /ShkodraWoto nga Facebook në “Vullnet optimizëm”/

ShkodraWeb Channel

Open

Close