OPINION – Po me talibanët shqiptarë çdo bëjmë…?!

Nga Agim POPOCI

Afganët bashkëpunëtorë të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s do të strehohen padyshim edhe në Shqipëri dhe Kosovë, dhe këtë nuk e vuri njeri në dyshim pavarësisht fjalëve që artikuloi I plotfuqishmi i Shqipërisë, Edi Rama, për shqipot mendjefikur, këtë llum njerëzor të rrjeteve sociale që thotë se e kundërshton dhe afganët, këta njerëz të shkretë që do rrinë mbyllur dhe do jetojnë me hallin e tyre e me paratë e tyre, në zonën e banuar të ndërtuar diku në perfieri të Tiranës, sepse për ta do të kujdeset shteti më i fuqishëm në botë, SHBA. Kaq për afganët!

Por, sot, problem real i shqiptarëve janë talibanët!

Nuk e kam fjalën për talibanët (ṭālibān), studentë të Pashtunit të Afganistanit që u shfaqën në vitin 1994 dhe ishin arsimuar në shkollat ​​tradicionale islame ndërsa luftuan gjatë kohës sovjetike dhe morën pushtetin në vitin 1996 nga i cili u detyruan të largohen në vitin 2001, për tu rikthyer sot si triumfator në Kabul, pas largimit të forcave amerikane me aleatë; Por, për talibanët shqiptarë që u shfaqën në vitin 1997 dhe po atë vit erdhën në pushtet duke risjellur klikën komuniste në pushtet që sundoi për 45 vjet dhe sot janë problem jo vetëm i Shqipërisë!

Talibanët shqiptarë me tre gishta, ky ogur i zi i cili ndonëse vinte si paralajmërim për rikthimin e dushanëve dhe milladinëve në pushtet, u shpërfill nga ata që arritën pas 8 viteve ta rrëzojnë këtë korb të zi që ishte ngritur mbi tokën e shqiponjave.

Kështu, fal kësaj shpërfilljeje, talibanët shqiptarë shumë shpejtë u rigrupuan për tu rikthyer në pushtet me të gjitha mjetet, djersë dhe gjak, drejtuar nga lideri i tyre i ri, Edi Rama! U gjetën ku janë dhe ku s’janë pikërisht shqipot mendjefikur, për të cilët u krijua ideja sot se janë kundërshtar të Edi Ramës duke harruar se ishin po këta që shërbyen ndër talibanë shqiptarë, me të cilët mburrej dhe vetë Kryeministri që i pagëzoi, patronazhistë! Ky llum njerëzor i rrjeteve sociale, për të cilin Edi Rama foli me superlativa gjatë fushatës zgjedhore, dhe sot nuk po e lë rininë shqiptare as të mendoj, as të buzëqesh, as të argëtohet dhe as të votojë si mendon vetë, por siç mendon Partia!

ShkodraWeb Channel

Për afganët është fat se ka kush kujdeset për ta edhe pse Afganistani po pushtohet nga talibanët, por për shqiptarët që ikin nga sytë këmbët nga viti 2013 kur talibanët shqiptarë pushtuan Shqipërinë, situata është më e pashpresë. Deri dje ata nuk po e lëviznin dot vellon e misterit të kësaj bande komuniste ndërsa sot kjo vello komandohet nga një njeri i vetëm që drejton gjithçka në këtë vend duke përfshirë edhe opozitën.

Nuk mjaftoi refuzimi i SHBA për operacionin e shkatërrimit të armëve kimike sepse aty ishin patronazhistët që si llum njerëzor i rrjeteve sociale krijuan idenë se refuzohet nga populli dhe jo qeveria. Qeveria talibane e Edi Ramës iu shmang një përgjegjësie serioze, siç bëri dhe me kanabizimin e vendit ndonëse nuk iu shmang shifrave ndërkombëtare të shpopullimit të frikshëm me mbi 350 mijë qytetarë sepse ishte thjeshtë një kosto që e paguante Bashkimi Europian!

Talebanët shqiptarë e lanë kombin pa rrugë, e kur ky komb heshti ata u shembën dhe Teatrin Kombëtar. Ç’u duhet tha I plotfuqishmi kur ngelën pa rrugë, fe e atdhe!

E para është frika, ishte shpikja e Plotfuqishmit duke përdhosë dhe nënën shqiptare; Dhe, kjo u injektua nga talibanët shqiptarë ndër qytetarët e Shqipërisë që shquhen për sajdisjen e sunduesit. E këtë më mirë se nipi i Barba Pilos dhe i biri i Kristaqit nuk mund ta dijë ndër talibanët shqiptarë!

Talibanët gjatë sundimit të Afganistanit kanë folur për Sheriatin ndërsa diktatura komuniste në Shqipëri për Enverin. Në duart e talibanëve shqiptarë, edhe kjo diktaturë e egër komuniste pësoi një mutacion të frikshëm sa regjimi i Enver Hoxhës po konsiderohet një hiç gjë.

Keqtrajtimi, përdhunimi dhe vrasja nga sigurimsat e Enverit ishte vepër e strukturave shtetërore që la një gjurmë, një shkresë, një mandat ose dhe një togë pushkatimi, për dallim nga patronazhistët që urdhërat e tyre talibanë dhënë përmes rrjeteve sociale i zbatojnë për idealet e partisë duke njohur si Zot dhe Ligj, eprorin e vetëm suprem, të plotfuqishmin e Shqipërisë, Edi Rama.

Por e keqja nuk përfundon këtu. Talibanët shqiptarë nuk i ngritën kot tre gishta! Me Presidentin e Serbisë, Aleksndar Vuçiç, I plotfuqishmi i Shqipërisë, Edi Rama dje nxori tokën e Kosovës në pazar dhe meqë dështoi me sukses, sot nxori Ballkanin, sepse misioni duhet çuar deri në fund.

I plotfuqishmi i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se me “Ballkanin Hapur” shqiptarët do të gëzojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, mallrave e kapitaleve dhe tregun e punës ndonëse flet për liri themelore që vetë u ka mohuar shqiptarëve nga viti 2013!

Nëse shqiptarët heshtin edhe sot, talibanët e Edi Ramës nuk ndalojnë por do ta armiqësojnë me Brukselin, gjysmën e kombit që e ndanë me traun e Qetit. Jo pse Kosova nuk mund të jetë mall integrues për shqipot mendjefikur, këtë llum njerëzor të rrjeteve sociale, por nuk ishte dhe nuk është pronë e talibanëve shqiptarë ndonëse u munduan ta shesin për herë të katërt. Pikërisht, siç e ka përcaktuar shumë kohë më parë Garland J. Pollard:

Komunisti është ai që nuk ka asgjë, por që është gati ta ndaj me të tjerët!

ShkodraWeb Channel

Open

Close