Hemodinamika e Spitalit Rajonal të Shkodrës tjetër sukses, ndërhyrje profesionale dhe shërim i plotë për 56 vjeçarin…

Ne Spitalin Rajonal te Shkodres, eshte shenuar nje tjeter nderhyrje e suksesshme ne repartin e Hemodinamikes ku fale nderhyrjes se mjekeve eshte shpetuar jeta e nje 56 vjecari.

Rasti i suksesit eshte publikuar nga vete Ministria e Shendetesise Ogerta Manastirliu e cila ne nje postim ne rrjetet sociale shprehet se ndjehet krenare per mjeket.

“Një tjetër ndërhyrje e suksesshme është kryer sot në Spitalin Rajonal të #Shkodrës, ku një 56–vjeçar është shëruar plotësisht falë ndërhyrjes në kohë dhe me profesionalizëm nga ekipi i #Hemodinamikës.

Punë e palodhur e dr. Enkelejd Lohja dhe ekipit të këtij shërbimi në spitalin e Shkodrës, ku nga Janari, më shumë se 220 pacientë kanë kryer me cilësi të lartë ndërhyrjet kardiake me metoda të avancuara, afër vendbanimit.”, shkruan Manastirliu.

ShkodraWeb Channel

Open

Close