Lulzim Basha ka vijuar nënshkrimin e marrëveshjeve me partitë politike që janë kundër zhvillimit të zgjedhjeve me Edi Ramën kryeministër. Nënshkrimi ka vijuar edhe me dy parti politike, qendra e të cilave është në Shkodër. Fillimisht, Basha ka nënshkruar me Partinë Mendimi Djathë Liberal- MDL dhe më pas me Partinë Popullore Kristian Demokrate- PPKD. Me nënshkrimin e këtyre dy marrëveshjeve, numri i subjekteve rreth PD-së arrin në 10.