Krishtlindjet janë një festë e gëzueshme për të gjitha familjet e krishtera. Është dita kur vjen në formën e njeriut mbi tokë, biri i Zotit Jezu Krishti, Shpëtimtari i botës sipas Biblës. Por kjo atmosferë nuk ka qenë e tillë në familjen Preka të Velipojës në Shkodër. Siç është bërë e njohur tanimë, prej më shumë se 10 muajsh, kësaj familje i mungojnë katër pjestarë. Djali i shtëpisë, Mondi dhe tre fëmijët e tij humbën jetën në një aksident fatal në rrugën e Velipojës. Trishtimi bëhet më i madh, kur në festa si ajo e Krishtlindjes, mungojnë ata që i ke më për zemër, sidomos fëmijët. Dhe është hera e parë që mungojnë në Krishtlindjen e parë… E këtë dhimbja, e ka ndarë me miqtë e saj në rrjete sociale Gonxhe Preka, motra e Edmondit dhe halla e të fëmijëve të tij. Ajo çfarë Gonxhe ka përcjellë me mesazhin e saj, nuk mund të komentohet…