Dy shqiptare u vune ne pranga ne Athine, pas nje aksioni te policise qe goditi nje bande te trafikut te droges nga Shqiperia. Ne pranga u vune 2 shqiptare 27 dhe 32-vjec dhe dy greke 36 dhe 41-vjec. Operacioni u finalizua ne zonen e Nafpaktias.
Policia sekuestroi 53 kg 200 gram marijuane, 55 mije 70 euro dhe 6 celulare. Nga hetimet e para rezulton se droga transportohej me makine me qira nga 36-vjecari grek nderkohe qe 32-vjecari shqiptar ka qene person ne kerkim per trafik droge.