Historia e Izet Haxhisë, jo vetëm në Turqi por edhe në Shqipëri, fitoi nota të tjera me daljen në skenë të një femre misterioze, e cila në fillim shfaqej thjeshtë si e dashura e tij. Të dy, Izeti dhe zonja, shkëmbenin deklarata dashurie shekspiriane të tipit “ti je dashuria e jetës sime”, “jap jetën për ty” e të tjera të ngjashme. Jo vetëm kaq, Izeti iu kundërvu edhe vëllezërve e të afërmëve të tij për të dashurën. Me kalimin e kohës, mediat nxorrën dhe u zbulua identiteti i zonjës. Në fillim quhej Erjona P., më pas Erjona Parruca por edhe me mbiemrin tjetër, me tingëllim francez Mourlon. Deri në fundin e muajit tetor 2018, statuset e zjarrta të Erjonës, në mbështetje të Izetit, “dashurisë së jetës”, nuk kanë munguar. Në vijim, gradualisht, një faë ftohjeje në pjesën publike, të dukshme të marrëdhënies së tyre. Dukej se mbi këtë marrëdhënie, kishte rënë heshtja por nuk mund të mendohej…FUNDI I DASHURISË SË TYRE MITIKE…
Konfirmimi vjen nga vetë Erjona Marlou Parruca, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, me 8 shkurt 2019. Ajo duket në krah të një mashkulli, mjaft e lumtur që i dhuron një puthje. Në faqe për të së vertetës. E kështu, mund të mos kesh dyshime…mund të jetë iafërm, mik, i njohur. Por jo! Fotoja tërhoqi e vazhdon të terheqë komente të shumta. Mëse 80 të tilla të paktën e përmes tyre, vetë Erjona jep shpjegime, të cilat nuk kanë nevojë për shumë komente. Quhet Stefan dhe është bashkëshorti e babai i fëmijëve të saj. Shikoni fotot më poshtë.
Nuk është “hata e madhe” të përfundojë një marrëdhënie dashurie, platonike ose jo në mes dy njerëzve, qoftë ajo edhe shekspiriane si Erjona e Izeti. Ne kemi njohur vetëm pjesën e jashtme, të dukshme, mediatike që vetë ata deshën të na servirnin. Vetëm një “i djallëzuar” mund të mendojë se e gjitha, pra dashuria Erjona- Izet, ka qenë e sajuar apo në shërbim të “kauzës” së ish- badigardit të Berishës, i cili pak ditë më parë mori të drejtën e rihapjes së gjyqit për vrasjen e Azem Hajdarit, ku është i dënuar me 25 vjet burg. Fillimi e vazhdimi i dashurisë Erjona- Izet ishte mëse publik, edhe fundi mendojmë duhet të jetë i tillë. Jetë të lumtur me bashkëshortin Erjonës e…suksese Izetit në përballjen me drejtësinë shqiptare. “Edhe dashuritë e mëdha, e kanë një fund”, arsyen e vertetë e dinë vetë personazhet kryesore. ne vetëm mund të hamendësojmë! /Shkodraweb/
P.S. Vetëm një profil me emrin Izet Haxhia është aktiv në Facebook. Rezulton se janë fshirë të gjitha postimet e mëparshme. Ka vetëm një foto profili.