![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/04/qente-endacake-takim-bashki-2022.jpg?x28643)
Bashkia Shkodër, po angazhohet çdo ditë për të zgjidhur problemet më imediate që shqetësojnë banorët e këtij qyteti.
Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, diskutoi sot mbi domosdoshmërinë e angazhimit të të gjithë aktorëve të pushtetit vendorë, organizatave jo qeveritare dhe Policisë së Shtetit, për zgjidhjen e shpejtë të problematikës së kafshëve të braktisura.
Ky ka qënë fokusi i takimit të thirrur sot nga kryebashkiaku me drejtues të shoqatave “Pro Qen Albania” dhe “Animals Need Me”, të cilët ofruan bashkëpunim si dhe falenderuan kryetarin e Bashkisë Bardh Spahia për këtë nisëm imediate për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike.
Angazhimi i Bashkisë Shkodër, por edhe bashkëpunimi më të gjithë aktorët, do të bëjnë të mundur zgjidhjen e kësaj problematike disa vjeçare. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Bashkisë Shkodër/